Partitë e djathta konfirmojnë: Duam Berlusconin për President

23:39 | 15 Janar 2022
Trina Galanxhi

Partitë italiane të qendrës së djathtë kanë konfirmuar se duan që Silvio Berlusconi të jetë presidenti i ardhshëm i shtetit dhe këtë e kanë konfirmuar përmes një deklarate të përbashkët, përmes së cilës edhe kanë kërkuar mbështjetje nga Parlamenti.

“Udhëheqësit e koalicionit kanë rënë dakord që Silvio Berlusconi është personi i duhur për këtë detyrë të lartë në këto kohë të vështira,” thane liderët e qëndrës së djathtë pas një takimi në vilën e Berlusconit në Romë, transmeton portal arbresh.info

Partia Demokratike Italiane (PD) e qendrës së majtë, e cila ka përjashtuar kategorikisht mbështetjen e kandidaturës së Berlusconit për kreun e shtetit, tha se ishte e zhgënjyer dhe e shqetësuar për vendimin.

Më shumë se një mijë deputetë dhe delegatë rajonalë do të fillojnë të votojnë më 24 janar dhe Berlusconi është potencialisht në rrugën e kryeministrit Mario Draghi, i cili gjithashtu duket se dëshiron pozicionin prestigjioz.

Asnjë nga të dy blloqet nuk e ka mbështetjen e mjaftueshme për të shtyrë kandidatin e tyre për të marrë pozitën e kreut të shtetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme