Partia qeverisëse e Hungarisë ka në plan të ndryshojë kushtetutën për të ndaluar vendosjen e emigrantëve
Parlamenti hungarez do ta ndryshojë kushtetutën që t’i ndalojë emigrantët, transmeton arbersh.info.
Ky është plani i partisë qeverisëse në Hungari.
Amendamenti u dërgua në parlament nga kryeministri Viktor Orban në vitin 2016, por nuk arriti të mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretave pasi partia e opozitës Jobbik bllokoi kalimin e saj.
Në zgjedhjet e 8 prillit, partia e Orban fitoi një mandat të tretë drejt me më shumë se dy të tretat e vendeve, duke i dhënë asaj fuqinë për të miratuar ndryshimet kushtetuese.
Deputeti Mate Kocsis u citua të enjten nga MTI, duke deklaruar se partia gjithashtu dëshiron që parlamenti të diskutojë një projekt-ligj “Stop Soros”, i cili do të shtrëngonte rregullat mbi organizatat joqeveritare, duke përfshirë ato të miliarderit hungarez George Soros./Arbersh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...