Partia Komuniste e Kinës miraton rezolutën për “blindimin” e autoritetit të Xi Jinpingut

16:38 | 11 Nëntor 2021
A. B.

Partia Komuniste e Kinës të enjten miratoi një rezolutë të rrallë për ngritjen e statusit të Presidentit Xi Jinping në historinë e saj.

Kjo lëvizje po shihet si konsolidim i autoritetit të tij dhe gjasë për sigurimin e një mandati të tretë të pashembullt vitin e ardhshëm, shkruan Reuters transmeton arbresh.info

Rezoluta për “arritjet dhe përvojat historike” të partisë që nga themelimi para një shekulli u miratua pas një takimi katërditor prapa dyerve të mbyllura të më shumë se 300 udhëheqësve më të lartë të Komitetit Qendror.

Rezoluta e vendos presidentin e tanishëm kinez në piedestalin e njëjtë me Mao Zedongun dhe Deng Xiaopingun, dy ish-udhëheqës, të cilët e kishin çimentuar pozicionin e tyre. Vetëm dy rezoluta të tilla janë miratuar në të kaluarën – më 1945 dhe 1981.

Në takimin e kësaj jave, të njohur si Plenumi i Gjashtë, Partia Komuniste e ngriti rolin e Xi Jinpingut në njërën nga ideologjitë e saj duke ia dhënë meritat për herë të parë në një dokument zyrtar si “inovator kryesor” i “Mendimit Xi Jinping për Socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re”.

Xi Jingping vlerësohet gjerësisht si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga koha e Maos. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme