Grupi më i madh i Parlamentit të BE-së, Partia Popullore Evropiane, ka shprehur mbështetjen për ndalimin e veshjeve myslimane në vendet e BE-së.
Sipas tyre një veshje e tillë shfaq shqetësim kulturor dhe të sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
“Partia jonë bën thirrje për ndalimin e burkas në vendet publike, për arsye të sigurisë dhe për shkak se shfaqja e fytyrës është pjesë e kulturës Europiane”, thuhet në deklaratë.
Partia, e cila aktualisht mban 216 vende të Parlamentit Evropian prej 751-anëtarësh, ka miratuar një masë të tillë si politikë zyrtare nën një rezolutë të titulluar, “Për një shoqëri kohezive: luftën kundër ekstremizmit islamik.”
“Ne duam një ndalim total të mbulimit të fytyrës”, tha Manfred Weber, udhëheqësi i grupit në Parlamentin Evropian, citon britanikja The Express./Arbresh.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”