Vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar nëse fiton zgjedhjet e përgjithshme “shpërfill ligjet ndërkombëtare”, tha sot Omer Çelik, zëdhënësi i Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi, raporton Anadolu.
“Netanyahu kohët e fundit ka deklaruar se do të aneksojë vendbanimet në Bregun Perëndimor nëse ai fiton zgjedhjet. Kjo deklaratë qartë nuk përfill rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Çelik në Twitter.
Vërejtjet e zëdhënësit Çelik erdhën një ditë pasi Netanyahu u zotua se do të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar nëse fiton në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 prill.
Netanyahu në një intervistë për televizionin izraelit tha se: “Ne do të garantojmë se jemi përgjegjës në terren. Dhe ne do të imponojmë sovranitet mbi vendbanimet në Jude dhe Samari (Bregun Perëndimor)”.
Çelik tha gjithashtu se Netanyahu është duke hapëruar drejt një faze të “shkatërrimit të plotë të ligjit”.
Ai shtoi se masa e okupimit të Netanyahut ishte një “kërcënim i madh” për të drejtën dhe sigurinë ndërkombëtare, duke shtuar: “Është koha që bashkësia ndërkombëtare t’i thotë ndal çmendurisë së Netanyahut”.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor konsiderohen “territore të pushtuara” dhe se të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve të kolonëve hebrenj janë të paligjshme.
Palestinezët, nga ana e tyre, duan që me këto dy territore, së bashku me Rripin e Gazës, të krijohet shteti i ardhshëm palestinez.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku