Parlamenti i Ukrainës ka zgjatur sot gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm në vend edhe për 90 ditë.
“Ukraina ka dashur gjithmonë paqe dhe i ka ofruar shumë herë në formate të ndryshme negociuese udhëheqjes ruse për t’i dhënë fund luftës dhe për të çliruar tokën ukrainase nga okupimi”, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
Rusia, shtoi ai, beson te terrori dhe vazhdon të besojë “iluzionet e saj propagandistike dhe shpreson se do të arrijë diçka përmes formave të ndryshme të shantazhit – nuk do ta bëjë”.
Zelensky theksoi se Ukraina duhet të mbrohet dhe se sa më e fortë të jetë, aq më e dobët do të jetë Rusia dhe lufta do të zgjasë më shkurt.
Rusia nisi një pushtim ushtarak të Ukrainës fqinje më 24 shkurt dhe disa raunde bisedimesh për paqen kanë dështuar.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave