Parlamenti turk ka miratuar një mocion për të formuar një komision hetimor për masat që do të merren ndaj tërmetit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Miratimi i mocionit erdhi pasi të pesë grupet e partive politike në parlament mbështetën propozimin për të formuar një komision 22-anëtarësh.
Komisioni do të punojë për tre muaj.
Javën e kaluar, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6,6 në qytetin Izmir humbën jetën të paktën 110 persona dhe mbetën të plagosur mbi 1 mijë të tjerë.
Në vitin 1999, një dridhje me magnitudë 7,4 goditi provincën industriale Kocaeli duke lënë të vdekur pothuajse 18 mijë persona dhe rreth 45 mijë të plagosur.
Gati 16 milionë njerëz u prekën nga tërmeti dhe rreth 200 mijë mbetën të pastrehë.
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës