Parlamenti turk miraton dërgimin e trupave në Katar

20:46 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Parlamenti i Turqisë ka ratifikuar dy marrëveshje për dërgimin e trupave në Katar dhe trajnimin e forcave të xhandarmërisë.

Votat erdhën vetëm disa ditë pasi pesë vende arabe shkëputën lidhjet me Katarin, transmeton portali arbresh.info.

Marrëveshja për vendosjen e trupave në tokën e Katarit për të përmirësuar ushtrinë e vendit dhe për të rritur bashkëpunimin ushtarak u nënshkrua në prill 2016, në kryeqytetin e Gjirit Persik në Doha.

Sipas ligjit, ushtritë e të dy vendeve do të jenë në gjendje të kryejnë ushtrime të përbashkëta. Masa synon të kontribuojë në paqen rajonale dhe botërore.

Përveç kësaj, xhandarmëria turke do të jetë në gjendje të trajnojë forcat e xhandarmërisë së Katarit nën një marrëveshje midis ministrive të brendshme të dy vendeve nënshkruar në dhjetor 2015.

Të hënën, pesë vende arabe – Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jemeni – prenë lidhjet me Katarin, duke akuzuar Dohën për mbështetjen e terrorizmit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme