Spanja është bërë vendi i shtatë në botë i cili do të lejojë të sëmurët pa shërim që t’i japin fund jetës me ndihmën e mjekëve.
Ligji për eutanazinë u kalua të enjten me 202 vota pro, 140 kundër dhe 2 abstenime.
Nismën e mbështeti koalicioni i majtë qeverisës, duke e quajtur një hap në respekt të të drejtave të njeriut, ndërsa konservatorët dhe të djathtët paralajmëruan se do ta shfuqizojnë.
Ligji e merr fuqinë ligjore në muajin qershor.
Përpjekjet për legalizimin e eutanazisë hynë në rrugën ligjore tri vite më parë, por në Spanjë historiku është më i gjatë.
Debatin kombëtar e nxiti rasti i Ramon Sampedros në vitin 1998.
Shoqja e tij, Ramona Maneiro, e ndihmoi 55-vjeçarin të ndahet nga jeta pas 25 vitesh qëndrimi në shtrat si tetraplegjik.
“Isha në vend të duarve të tij. Nuk mora pistoletë, as nuk i injektova diçka. Ia hodha në gotë atë që më kërkoi, në sasinë që më kërkoi, bashkë me gypin për ta thithur, dhe qëndrova pas kamerës për ta filmuar, deri në fund,” tha Ramona Maneiro.
88-vjeçari Hesus Blasco po ashtu e mbron të drejtën e eutanazisë, nisur nga eksperienca e vet pas ndërhyrjes kirurgjike prej kancerit në fyt.
“E di ç’do të thotë të kalosh pesë muaj pa ngrënë, pa shijuar kafenë apo gotën me ujë? Kush e mat dhimbjen time: prifti, papa, politikanët. Mendoj se më takon mua ta bëj,” tha Jesús Blasco.
Eutanazia është e ligjshme në Belgjikë, Kanada, Kolumbi, Luksemburg, në Holandë dhe në Zvicër, ndërsa një nismë e tillë në Portugali u votua në shkurt por u vlerësua jokushtetuese.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?