Mbrëmjen e djeshme, kur e gjithë bota priste mes tensionit dhe ankthit vendimin e Presidenti të SHBA-ve Donald Trump për ecurinë e marrëveshjes bërthamore me Iranian, në parlamentin e Republikës Islamike ishin mbledhur në një seancë urgjente.
Kur Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-ve nga pakti bërthamor, politikanët iranianë, deputetë e ministra, nisën të thërrisnin në kor “Vdekje Amerikës” dhe dogjën për të parën herë në historinë e Parlamentit të Iranit, flamuj amerikanë.
Ligjvënësit, duke përfshirë një klerik shiit, mbajtën flamurin e ndezur në duar ndërsa kolegët e tyre iu bashkuan këngëve të tyre. Ata gjithashtu dogjën një copë letre që përfaqësonte marrëveshjen bërthamore.
Protesta e tensionueshme erdhi pasi braktisja e SHBA-ve tronditi bisedimet brenda Parlamentit për ecurinë e marrëveshjes së 2015-s, që u firmos nën udhëheqjen e Barack Obamës. Ndërkohë kreu i Parlamentit të Irani, Ali Larijani u tall me presidentin amerikan, duke thënë: “Trump nuk ka kapacitetet mendore për t’u përballur me këtë çështje”.
Demonstrata e improvizuar pasqyroi zemërimin e gjerë publik në Iran pas vendimit të Trump, i cili kërcënon të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore 2015. Por zyrtarët iranianë, duke përfshirë edhe Larijanin thonë se shpresojnë që Evropa të punojë me ta për të ruajtur marrëveshjen, edhe pse shumë prej tyre janë pesimistë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...