Google ADS

Parlamenti irakian i jep kryeministrit mandat që t’i dërgojë trupat në regjionin kurd

14:39 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Parlamenti irakian i jep kryeministrit mandat që t’i dërgojë trupat në regjionin kurd

 Parlamenti irakian ka kërkuar nga kryeministri Abadi që t’i dërgojë trupat në regjionin Kirkuk ku gjenden forcat kurdë, transmeton arbresh.info.

Ky vendim ka ardhur pas referendumit kurd për pavarësi të kësaj pjese.

Ky referendum dhe i gjithë procesi i votimit është është quajtur i paligjshëm nga Bagdadi.

Kryeministri Abadi ka kërkuar që të anulohen autoritetet kurde që dolën si pjesë e referendumit.

Ai ka thënë që është absolutisht kundër shpërbërjes së Irakut.

Pak më parë ushtria irakiane ka bërë ushtrime ushtarake me forcat turke në kufirin e dy shteteve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme