Parlamenti i Indisë ka aprovuar një projekt-ligj që u jep shtetësi emigrantëve të paligjshëm jomyslimanë nga Afganistani, Bangladeshi dhe Pakistani.
Projekt-ligji kaloi në Dhomën e Lartë të parlamentit me 125 vota në 105. Tashmë ajo ka kaluar edhe në Dhomën e Ulët të Parlamentit, transmeton portali arbresh.info.
Lajmi erdhi ndërsa protestat kundër projekt-ligjit u përhapën në shtetet veri-lindore në kufi me Bangladeshin. Trupat u vendosën në Tripura dhe policia luftoi kundër protestuesve në kryeqytetin e Assam Guwahati.
Kritikët thonë se projektligji është diskriminues.
Por Partia qeverisëse Hindu Bharatiya Janata Partia (BJP) në pushtet thotë se do të japë strehim për njerëzit që ikin nga persekutimi fetar.
Projektligji për Ndryshimin e Qytetarisë (CAB) tani është vendosur të nënshkruhet në ligj.
Ata që protestojnë kundër projektligjit thonë se është pjesë e axhendës së BJP për të margjinalizuar myslimanët dhe shkel parimet laike të Indisë.
“Myslimanët tashmë po përndiqen. Kjo do t’i bëjë ata më të prekshëm”, i tha një pjesëmarrës në një protestë kundër projekt-ligjit në Delhi për BBC.
Më shumë se 700 personalitete të shquara indiane, përfshirë juristë, avokatë, akademikë dhe aktorë, kanë nënshkruar një deklaratë “kategorikisht” duke dënuar projektligjin./arbresh.info/
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan