Një projekt-ligj për njohjen e një shteti palestinez u votua nga parlamenti i Danimarkës të martën, me ministrin e Jashtëm që prej kohësh shprehu kundërshtimin e tij ndaj nismës, duke thënë se nuk ekzistojnw kushtet e nevojshme për një gjë të tillw.
“Ne nuk mund të njohim një shtet të pavarur palestinez, për të vetmen arsye se kushtet nuk janë përmbushur realisht,” tha Ministri i Jashtëm Lars Locke Rasmussen në prill gjatë debatit të parë të projektligjit në parlament.
“Ne nuk mund ta mbështesim këtë rezolutë, por shpresojmë se do të vijë një ditë që të mundemi,” shtoi Rasmussen, i cili nuk ishte i pranishëm në votimin e së martës. Projektligji u dorëzua në parlament në fund të shkurtit.
Pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi dhe operacionit ushtarak në Gaza, Danimarka e kishte njohur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por kohët e fundit i kërkoi qeverisë së Benjamin Netanyahu të tregonte përmbajtje, duke përmendur respektin për sundimin e ligjit.
Kujtojmw se Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht shtetin palestinez të martën, duke folur për një lëvizje që synon përshpejtimin e përpjekjeve për të siguruar një armëpushim në Gaza./abcnews.al
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...