Parlamenti holandez ka miratuar një mocion që njeh masakrën e më shumë se 1.5 milionë armenëve në vitin 1915 si genocid.
Mocioni, i cili u kundërshtua vetëm nga tre deputetë, rrezikon marrëdhëniet e mëtejshme mes Hagës dhe Ankarasë, të cilat janë në pikën më të ulët diplomatike pasi holandezët ndaluan një ministër turk për të bërë fushatë gjatë vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
Turqia mohon se vrasjet, të cilat ndodhën në kulmin e Luftës së Parë Botërore, përbëjnë genocid.
“Qeveria nuk do të ndjekë gjykimin e parlamentit”, tha ministrja e jashtme Sigrid Kaag për mediat para votimit.
“Ky cabinet do të jetë shumë i kujdesshëm në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë, të cilat dikur kanë qenë shumë më të mira”, tha ajo.
Turqia ka thirrur të ngarkuarin holandez për punë diplomatike në Ankara, për të shprehur pakënaqësinë e saj me votimin mbi njohjen e masakrës së armenëve.
Pothuajse një duzinë vende të tjera të BE-së kanë kaluar rezoluta të ngjashme./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...