Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi planin e qeverisë për të krijuar një “fond special” prej 100 miliardë eurosh për të modernizuar forcat e armatosura të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Bundestagu fillimisht votoi për një ndryshim kushtetues për të përjashtuar fondin special të qeverisë nga rregullat që kufizojnë borxhin e ri.
Rreth 567 ligjvënës, kryesisht nga qeveria e koalicionit të majtë-liberal të kancelarit Olaf Scholz, votuan në favor të ndryshimit, ndërsa 96 votuan kundër. Njëzet ligjvënës abstenuan.
Partia kryesore opozitare, Partia Kristian-Demokrate (CDU/CSU) mbështeti planin e qeverisë.
Në një tjetër votim më vonë gjatë ditës, ligjvënësit gjermanë miratuan një projektligj, i cili përfshinte planet e huamarrjes së qeverisë dhe gjithashtu detajonte investimet dhe prokurimet e planifikuara ushtarake.
Pro legjislacionit të propozuar votuan 593 ligjvënës, ndërsa kundër projektligjit votuan 80 ligjvënës dhe shtatë abstenuan.
“Fondi special” i planifikuar i qeverisë gjermane kërkon ende një miratim nga dhoma e lartë e parlamentit, Bundesrat, por votimi duket i sigurt pasi kancelari siguroi mbështetjen e opozitës kryesore, Kristian-Demokratët.
Sipas planit të qeverisë, pjesa më e madhe e fondit special do t’i shkojë Forcave Ajrore dhe do të përdoret për investime dhe blerje të reja, duke përfshirë avionët luftarakë F-35 të prodhimit amerikan, helikopterët transportues Chinook dhe dronët izraelitë Heron.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...