Paralamenti francez ka zhveshur nga imuniteti i ndjekjes penale Marine Le Pen, kjo për shkak të publikimit të një serie fotografish të rënda në Tëitter më 2015.
Komiteti ndër-partiak në Asamblenë Kombëtare vendosi t’i heqë mbrojtjen që Le Pen gëzon si deputete e parlamentit, transmeton portali arbresh.info
Të tria imazhet i referoheshin grupi të ashtuquajtur Shteti Islamik dhe kishin për titull “Daesh është KY”. Në njërën prej tyre ishte trupi pa kokë i viktimës së ISIS-it James Foley.
Le Pen më vonë e fshiu atë imazh pas protestave që rezultuan nga mediat sociale dhe nga familja e Foley, duke pretenduar se ajo nuk ishte në dijeni të identitetit të viktimës.
Imazhet rezultuan që znj. Le Pen të hetohet nga prokurorët./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë