Parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpërson politikën e Francës për imigrim, pas disa muajve bllokadë.
Projektligji i amandamentuar është përkrahur nga partia e qendrës, e presidentit francez, Emmanuel Macron, Rilindja, dhe partia e krahut të djathtë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar.
Të majtët e kanë akuzuar Macronin se po bën koncesione me të djathtën ekstreme.
Megjithatë, shumica ka qenë aq e madhe në dhomën e ulët të parlamentit, sa partia në pushtet nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e Le Penit.
Macroni i ka thënë partisë së tij, para votimit në Parlament, se nuk dëshiron që Marshi Kombëtar të ketë fjalën e fundit mbi këtë fitore.
Ai ka thënë se më përpara e dërgon dokumentin për një lexim të ri, sesa të miratohet mbi bazën e mbështetjes së partisë së Le Penit, kanë thënë disa burime të agjencisë së lajmeve AFP.
Me masat e reja, migrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Fraancë, dhe u zgjatet periudha për të fituar qasje në përfitimet e shtetit.
Një draft paraprak i këtij dokumenti ka dështuar të miratohet për shkak të kundërshtimeve të opozitës.
Grupet për të drejta të njeriut, e kanë dënuar vendimin e marrë, duke e quajtur këtë ligj për migrimin, si ligjin më regresiv në dekada.
Deputetët e së djathtës ekstreme dhe konservatorët e kanë përkrahur vendimin, ndërsa të majtët kanë shprehur zhgënjim.
Partia e Macronit e ka humbur shumicën në parlament në zgjedhjet e korrikut të vitit 2022.
Që atëherë, qeveria e tij ka pasur vështirësi disa herë që të çojë përpara projektligjet në parlament./Rel
Mbledhja e përbashkët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipëris...
Rusia arreston të dyshuarin për vrasjen e gjeneralit në Mosk...
Milwaukee Bucks fitoi Kupën në NBA
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit
Driloni, Sarës: Po më dhemb dora, kjo e fundit ia kthen: Të ...
KQZ certifikon sot grupin e parë të partive dhe kandidatëve ...