Parlamenti Europian votoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim rezolutën për Shqipërinë të raportueses Isabel Santos mbi progresin e Shqipërisë në reformat e integrimit europian gjatë vitit 2021.
Në këtë raport, Parlamenti Europian i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian të hapë me shpejtësi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Sipas Parlamentit Europian, mos hapja e negociatave përbën një kërcënim serioz për politikën e zgjerimit dhe dëmton reputacionin e Bashkimit Europian si partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik në sytë e opinionit publik.
Këshillit të BE-së i kërkohet të marrë shpejt vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dritën e kontekstit gjeostrategjik të luftës në Ukrainë dhe në veçanti aktiviteteve keqdashëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që synojnë cënimin e integrimit më të thellë të rajonit në Bashkimin Europian dhe stabilitetin e tyre politik. /abcnews.al
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit