Parlamenti Evropian miratoi përbërjen e re të Komisionit Evropian të udhëhequr nga, Ursula Von der Leyen.
Votimi i hap rrugë ekzekutivit të BE-së, për të filluar mandatin e tij pesë-vjeçar, më 1 dhjetor, transmeton REL.
Pro përbërjes së re të KE-së votuan 461 eurodeputetë, 157 ishin kundër, ndërkaq 89 abstenuan.
Komisioni i ri ishte dashur të fillonte mandatin e tij më 1 nëntor, por Parlamenti Evropian refuzoi tre kandidatë për komisionarë, duke nxitur një vonesë prej një muaj.
Ursula Von der Leyen, një ish-ministre gjermane e Mbrojtjes e zgjedhur nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në qershor, do të jetë gruaja e parë që drejton Komisionin Evropian. Dymbëdhjetë nga 27 anëtarët do të jenë gra. Ky është numri më i madh ndonjeherë i grave në përbërjen e KE-së.
Megjithë miratimin e parlamentit, dyshimet vazhdojnë të ekzistojnë mbi Komisionin e ri, për shkak të mungesës së një komisionari britanik.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk ka pranuar të plotësojë vendin e Britanisë në Komision, duke thënë se ai nuk mund të bëjë një emërim, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.
Britania ka vendosur që të largohet largohet nga BE-ja më 31 janar 2020, por disa zyrtarë ligjor të Brukselit janë të brengosur se direktivat e BE-së mund të sfidohen ligjërisht nëse Komisioni Evropian nuk vepron në përbërje të plotë prej 28 anëtarësh.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...