Parlamenti Evropian ia heq imunitetin Le Penit

15:47 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Parlamenti Evropian ia ka hequr imunitetin Marine Le Pen nga ndjekja penale, gjë e cila lejon prokurorët francezë të vazhdojnë me akuzën për shpifje kundër lideres së Frontit Nacional.

Le Pen përballet me veprime ligjore në Francë pas kritikave të kryebashkiakut të qendrës së djathtë të Nicës, Christian Estrosi që ngriti padi, sepse e futi në një ligë me militantët islamistë, transmeton portali arbresh.info.

Le Pen, kundër kandidate e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale, tashmë ka humbur imunitetin në lidhje me rastin e postimit të imazheve grafike të ekzekutimeve nga Shteti Islamik dhe rrezikon edhe një rast për keqpërdorim të fondeve të BE-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme