Parlamenti egjiptian mbështet ndryshimet kushtetuese në favor të Sisit

20:39 | 16 Prill 2019
Trina Galanxhi

Parlamenti egjiptian ka miratuar amandamentin kushtetues që lejon presidentin Abdul Fattah al-Sisi të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030.

Siri pritej që të zbriste nga pozita në vitin 2022, kur edhe përfundon mandati i tij katër vjeçar, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Ndryshimet të cilat duhet të aplikohen përmes një referendum brenda 30 ditëve, zgjasin afatin e tij të tanishëm deri në 6-vjet dhe do të lejojnë që ai të udhëheq vendin edhe për një kohë.

Kjo do t’i japë atij më shumë pushtet mbi gjyqësorin dhe mbi rolin e ushtrisë.

Në vitin 2013, Sisi udhëhoqi rrëzimin e ushtrisë së presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohammed Morsi, pas protestave kundër sundimit të tij.

Që nga ajo kohë, ai ka cenuar të drejtat e njeriut, duke burgosur të gjithë ata që dilnin kundër.

isi u zgjodh për herë të parë president në vitin 2014 dhe u rizgjodh vitin e kaluar pasi fitoi 97% të votave. Ai nuk u përball me ndonjë konkurrencë serioze sepse disa rivalë të mundshëm u larguan ose u arrestuan.

Gjithashtu edhe parlamenti dominohet nga mbështetësit e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme