Ligjvënësit britanikë kanë votuar sot për të marrë përsipër kontrollin e procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian apo ndryshe siç njihet Brexit, ku një gjë e tillë u jep atyre fuqinë për të mbajtur një seri votimesh, për të zhbllokuar procesin.
Ligjvënësit votuan me 329 vota për dhe 302 kundër për të marrë kontrollin nga qeveria.
Një seri e votimeve do të mbahet më 27 mars për të gjetur një alternativë për marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, e cila është refuzuar dy herë nga Parlamenti.
Alternativat përfshijnë: Brexit pa marrëveshje, Brexit “i butë”, anulim të Brexit-it ose referendum të dytë.
Qeveria e May’s premtoi se do të “angazhohet në mënyrë konstruktive” ndaj procesit, por nuk u zotua se do të miratojë çfarëdo që vendosin ligjvënësit.
Bashkimi Evropian i ka dhënë Mayt kohë deri më 12 prill, për të siguruar mbështetjen e ligjvënësve britanikë për marrëveshjen që ajo ka arritur me BE-në për Brexit-in, ose për të gjetur alternativa të tjera të zbatueshme. Në atë rast, Britania do të largohej nga blloku më 22 maj.
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...