Ligjvënësit opozitarë në Britani të Madhe, kanë dështuar të miratojnë një masë e cila, do të siguronte se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.
Deputetët e parlamentit britanik kanë votur me 309 vota kundër këtij dokumenti, në krahasim me 298 që kanë përkrahur atë.
“Kjo është zhgënjyese, një rezultat i ngushtë. Mirëpo ky është vetëm fillimi i përpjekeve tona për të bllokuar Brexitin pa marrëveshje”, ka thënë zëdhënësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer.
Partia Konservatore, që aktualisht është në pushtet, është duke zhvilluar garë të brendshme për të zëvendësuar kryeministren, Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë javën e kaluar, pas tre herëve kur plani i saj për largim të Britanisë nga BE-ja ka dështuar që të miratohet.
Disa prej 10 kandidatëve, duke përfshirë Boris Johnson-in, kanë thënë se nëse fitojnë pozitën e kryeministrit, do ta largonin Britaninë nga BE-ja më 31 tetor, me pa apo marrëveshje.
Shumë ekonomistë kanë thënë se një Brexit pa marrëveshje do të shkaktonte trazira ekonomike, dhe do të përballte Britaninë me recesion.
Mirëpo Johnson dhe përkrahës tjerë të Brexitit kanë thënë se Partia Konservatore do të shkatërrohet nga votuesit e zemëruar nëse procesi i largimit shtyhet sërish.
Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua