Google ADS

Parlamenti britanik do të votojë nesër për sanksione shtesë ndaj Rusisë

21:47 | 6 Mars 2022
KRG

Parlamenti i Britanisë së Madhe, nesër do të votojë për sanksione shtesë në drejtim të Rusisë, duke rritur edhe më shumë presionin ndaj shtetit rus.

Qeveria britanike ka thënë se kanë shqyrtuar disa ndryshime në projektligjin për krimin ekonomik, duke goditur elitat e korruptuara dhe duke rritur presionin mbi “misionin paqeruajtës” e ashtuquajtur nga Vladimir Putinit.

Deputetët e parlamenti britanik, priten t’i shqyrtojnë ndryshimet nesër, ku do të vendoset  me anë të votimit, raporton Skynews, përcjell arbresh.info.

Ndryshimet priten të godasin “fuqishëm” shtetin rus.

Ndërsa deri më tani,  Mbretëria e Bashkuar ka vendosur pakon “më të madhe e sanksioneve në histori” ndaj shtetit të Rusisë.

Në këtë pako, janë prekur Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov të cilët  ishin në lidhje të fortë me Kremlinin.

Britania e Madhe poashtu ka vendosur sanksione edhe për familjen e presidenti rus Vladimir Putin, ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov, dhe më shumë se 300 njerëz të tjerë të cilët janë persona të fuqishëm  në Rusi dhe Bjellorusi. /arbresh.info/

Të ngjashme