Gjashtë sorra të trajnuara për të marrë bishtat e cigareve dhe mbeturinat do të vihen në punë javën e ardhshme në një park francez me temë historike, shkruan The Guardian, transmeton portali arbresh.info.
“Qëllimi nuk është thjesht të pastrohet, sepse vizitorët janë përgjithësisht të kujdesshëm për t’i mbajtur gjërat të pastra”, por edhe për të treguar se “natyra mund të na mësojë të kujdesemi për mjedisin”, tha menagjeri Nicolas de Villiers nga parku Puy du Fou, në rajonin perëndimor Vendee.
‘Rook’, një anëtar i familjes së sorrave, konsiderohet të jetë “veçanërisht inteligjent” dhe në rrethanat e duhura “pëlqen të komunikojë me njerëzit dhe të krijojë një marrëdhënie nëpërmjet lojës”, tha Villiers .
Zogjtë do të inkurajohen përmes përdorimit të një kutie të vogël që jep një copë të ushqimit të shpendëve çdo herë që ato pastrojnë cigare ose pjesë të vogël të plehrave nga parku/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...