Me një kapacitet prej 12.500 biçikletash, qyteti Utrecht i Holandës posedon parkingun më të madh për këtë lloj mjeti për transport.
Parkingu i biçikletave është gjendet nën Sheshin e Stacionit, në afërsi të Stacionit Hekurudhor të Utrecht-it, që llogaritet si qendra e stacioneve hekurudhore në vend.
Parkingu, i emëruar sipas emrit të sheshit, fillimisht u hap dy vite më parë me një kapacitet prej 7500 biçikletash, ndërsa këtë javë me ceremoni zyrtare u hap për publikun edhe pjesa e dytë për 5000 biçikleta.
Kati përdhes dhe i fundit i parkingut trekatësh të lartë 350 metra mund të përdoret nga parkuesit ditorë, kurse kati i mesëm me kapacitet prej 1800 biçikletash është rezervuar për abonentët.
Sikurse në parkingjet e automjeteve, edhe parkingu i biçikletave ka të vendosur tabela elektronike të cilat tregojnë numrin e vendeve të lira. Madje ka të inkuadruar edhe një sistem numrash rendorë që lehtësojnë mbajtjen mend të vendit të parkimit.
Parkingu punon pandërprerë dhe 24 orët e para të parkimit janë pa pagesë, ndërkohë që çdo ditë shtesë paguhet nga 1,25 euro. Ndërkaq, abonentët paguajnë 75 euro në vit.
Brenda tij gjendet edhe një pikë për riparim, shërbim dhe blerje të pjesëve dhe aksesorëve për biçikleta, si dhe pika për marrje me qira të biçikletave.
Në Holandë, shtet me 17 milionë banorë që njihet si “vendi i biçikletave”, gjenden rreth 23 milionë biçikleta, ndërkohë që qyteti i Utrehtit ka rrugët më funksionale për këtë mjet transporti./AA
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person