Kryeqyteti i Francës, Parisi është në fazën finale të pastrimit që do t’ua mundësojë notuesve dhe zhytësve notin në Lumin Sena.
I ndaluar për një shekull, për shkak të ujit të ndotur, noti do të mbetet trashëgimi e Lojërave Olimpike Verore, që do të mbahen në këtë qytet vitin e ardhshëm.
Projekti në vlerë të 1.4 miliard dollarëve është konsideruar si sukses në shumë vende të botës.
“Kur njerëzit t’i shohin atletët në Senë, pa probleme shëndetësore, edhe ata do të binden që t’i kthehet lumit”, ka thënë Pierre Rabadan, zëvendëskryetar i Parisit, i ngarkuar me përgatitjet për Olimpiadë.
“Është kontribut për të ardhmen tonë”.
Sikurse edhe shumë vende tjera perëndimore, Parisi e ka përjetuar degradimin e pastërtisë së ujit, për shkak të ujërave të zeza industriale dhe kërkesave sanitare të një popullsie në rritje.
Bota ujore është goditur në masë të madhe, pasi në vitet 1960 në këtë lumë janë identifikuar vetëm tri lloje të peshqve./euronews.al
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...