Parisi, Hong Kongu dhe Singapori kryesojnë listën e qyteteve më të shtrenjta të botës.
Kjo është hera e parë në historinë 30-vjeçare të anketës vjetore të realizuar nga njësia ekonomike e inteligjencës pranë “The Economist”, që kreun e renditjes e ndajnë tri qytete së bashku.
Vëzhgimi krahason çmimet në 133 qytete të ndryshme të globit. Kryeqendra e Francës, edhe vitin e kaluar u radhit e dyta për nga shtrenjtësia e jetesës.
Një prej artikujve kryesorë të përbashkët që krahasohen, sa i takon çmimit, është buka. Por ka dhe mënyra të tjera për të krahasuar kostot.
Kur tregon se Parisi ka qenë në listën e 10 qyteteve më të shtrentja që në vitin 2003, autorja e raportit Roxana Slavcheva shikon ndër të tjera edhe sa kushton një prerje flokësh për grate atje.
“Në kryeqytetin francez, prerja shkon te 119 dollarët, ndërkohë që në Zurich është gati 74 dollarë, ndërsa në Osaka të Japonisë vetëm 53.46 dollarë”.
Në përgjithësi vihet re se, qytetet europiane kanë kostot më të larta të banesave, kujdesit personal, pushimit dhe kategorive të ndryshme të argëtimit. Në listë përfshihen gjithashtu edhe Gjeneva, Kopenhageni, Nju Jorku e Tel Avivi. I pari në renditjen e qyteteve më të lira në botë, nga ana tjetër, është Karakasi i Venezuelës./tch/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?