Qindra protestues vazhdojnë të mblidhen në Champs Elysees në Paris. Protesta gjithashtu janq zhvilluar dhe në vende të tjera në Francë si në Rouen ku janë bërë dhe disa arrestime. Kjo është java e tetë e protestave që ata zhvillojnë.
‘Jelekverdhët’ e nisën dhunën sot në Paris, janë protestues anti-qeveritarë që synojnë dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron.
Gaz lotsjellës, dhunë, arrestime janë kryer nga policia për shkak të trazirave që protestuesit shkaktuan.
Policia franceze ka vënë në pranga njërin prej udhëheqësve kryesorë të protestuesve “jelekverdhë”, Eric Drouet disa ditë më parë me pretendimin e organizimit të një tubimi të paautorizuar.
Zyrtarët vendas po marrin një qasje më të ashpër në përpjekjet për të fashitur demonstratat, por me ndalimin e kamionistit, qeveria akuzohet se po i hedh “benzinë zjarrit”.
Drouet përballet ndërkohë me një proces gjyqësor për mbajtjen e një arme të kategorisë D, për shkak se gjatë një proteste të mëparshme iu gjet me vete një shkop druri. I riu u ndalua mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa i drejtohej “Champs Élysées”, ku po e priste një grup demonstruesish të tjerë.
Ata thanë se ishin mbledhur vetëm për të ndezur qirinj, për personat e plagosur në protesta, apo të vrarë në aksidente automobilistike gjatë trazirave 6-javore, që nisën në muajin nëntor si revoltë kundër taksës së karburantit, por që u shndërruan më pas në lëvizje kundër presidentit Emmanuel Macron dhe politikave të tij, që shihen si favorizuese për të pasurit.
Avokati i Drouet e cilësoi arrestimin e tij “të pajustifikuar dhe krejtësisht arbitrar”. Disa thonë se prangosja do ta shndërrojë Drouetin, e konsideruar gati si zëdhënës të “jelekëve të verdhë”, në një lloj martiri dhe se ka për ta forcuar qëndresën e tubuesve.
Që prej 17 nëntorit, protestuesit – që e marrin emrin nga jelekët e tyre fluoreshentë, – kanë zhvilluar rregullisht demonstrata, të cilat nuk janë deklaruar tek autoritetet. Ndërkohë policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.Protestuesit i kanë i kanë vënë zjarrin makinave në rrugët e Parisit. Prej 8 javësh protestuesit në Francë kundërshtojnë politikat tatimore të qeverisë franceze.
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre
Lucescu qesh dhe mbron tifozët racistë rumunë kur mori vesh ...