Zjarri në një pallat që la të vdekur 10 persona dhe 36 të plagosur, ka filluar si pasojë e një zënke mes fqinjëve për shkak të muzikës së lartë.
Policia franceze ka arrestuar një grua, e cila dyshohet se vuan nga problemet mendore, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Ajo ia vuri flakën baneses pas një zënke me fqinjoin e saj, i cili kishte trokitur në derë të saj për të kërkuar që ajo të ulte zërin e lartë të muzikës.
Hetuesit kanë theksuar se gruaja ka qenë e njohur për problemet e saj dhe herë pas here është raportuar në polici nga fqnijët e saj.
Më shumë se 200 zjarrfikës janë marrë me shuarjen e zjarrit, ndërsa 6 prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Besohet që numri i viktimave të rritet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike./arbresh.info/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...