Google ADS

Paris, kërcënuan për sulm me bombë, arrestohen 3 persona

20:55 | 30 Maj 2017
Trina Galanxhi

Policia anti-terror në Paris ka arrestuar tre persona, të cilët kishin kërcënuar se ‘do të hidhnin në erë’ një autobus në lagjen Gobelins.

Gjithashtu është raportuar për një paketë të dyshimtë në një autobus me numërin 91 në Bulevardin Saint-Marcel, transmeton portali arbresh.info

Mediat franceze raportojnë se tre persona janë arrestuar, pasi ata refuzuan të kontrolloheshin nga forcat e sigurisë.

Policia i ka përshkruar ata si ‘kriminelë të vegjël’.

Stacioni i metrosë në Gobelis është duke qëndruar i mbyllur pasi policia po vazhdon të kryejë kontrolle sigurie në zonë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme