Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se disa nga kundërshtarët e tij do të destabilizojnë Rusinë dhe do të shtyejnë atë drejt një kaosi.
Megjithatë, ai ka premtuar konkurrencë të mirëfilltë politike në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm, shkruan “Euroneës”, transmeton portali arbresh.info
Putin, i cili po kandidon si i pavarur në zgjedhjet presidenciale, i është përgjigjur pyetjeve në konferencën e tij vjetore. Ai është pyetur edhe për liderin e opozitës, Aleksei Navalny, i cili nuk është duke u lejuar që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale për shkak të “një çështje kriminale”.
Ai është pyetur edhe për Ksenia Sobchak, një personaliteti televiziv i cili ka thënë se ka në plan të kandidojë kundër Putinit në të njëjtat zgjedhje, të cilat sondazhet sugjerojnë se Putin do të fitojë me lehtësi.
Në përgjigjje, Putin e ka akuzuar “Paris Hiltonin” e Rusisë, duke thënë se qëllimi i saj është që të tërheqë votuesit që janë “kunër të gjithve”, në mënyrë që të mos ofrojë zgjidhje pozitive ndaj problemeve me të cilat ballafaqohet Rusia./arbresh.info/
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren