Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner deklaroi se deri në fund të vitit do të evakuohen kampet ku strehohen emigrantët e parregullt në pjesën lindore të Parisit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Castaner në një konferencë për media lidhur me politikat për emigrantët që ka qeveria nën udhëheqjen e kryeministrit Edouard Philippe tha se kampet ku strehohen emigrantët e parregullt në pjesën lindore të kryeqytetit do të evakuohen deri në fund të vitit.
Ai tha se për emigrantët e parregullt në vend do të formohen tre qendra të reja paraburgimi.
Castaner ka shtuar se do të rritet edhe niveli i gjuhës së frengjishtes që është e nevojshme për të huajt në vend që dëshirojnë të bëhen shtetas francezë.
Në vazhdim ai tërhoqi vëmendjen se do të luftojnë kundër emigracionit të parregullt dhe se do të bëhet ulja e tarifës që paguhen për lejen e qëndrimit që u jepet të huajve në vend.
Përveç keqtrajtimit qeveria franceze është kritikuar edhe për vendosjen në ambientet e qendrave të përkohshme të emigrantëve të parregullt që evakuon nga kampet e improvizuara si dhe për largimin për një kohë të shkurtër të tyre nga ambientet e qendrave të përkohshme.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...