Një profesor i historisë që ka parashikuar saktë rezultatin e të gjitha zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984, thotë se demokrati Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Duke u shfaqur në një video të transmetuar në faqen elektronike të Nju Jork Tajmsit, Allan Lichtman, profesor i Universitetit Amerikan, thotë se ai përdor atë që e quan sistemin e “13 faktorëve kryesore” për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve.
Faktorët kryesorë të Lichtman-it për një kandidat në detyrë përfshijnë – kushtet ekonomike afatgjata dhe afatshkurtra, skandalet, trazirat sociale dhe personalitetin dhe aftësinë karizmatike të kandidatit.
“Këta faktorë parashikojnë që Trumpi do ta humbasë Shtëpinë e Bardhë”, por jo me një rezultat të thellë, thotë profesori Lichtman.
Lichtman i jep Biden-it, të emëruarit të pritshëm demokrat, epërsi në shtatë faktorët e parashikimit të tij, si trazirat sociale, shpërthimin e koronavirusit dhe si është duke u destabilizuar ekonomia, si dhe ndikimin e procesit për shkarkimin e Trump-it.
Gjashtë për Trump-in
Trump-i ka avantazh në gjashtë faktorë përcaktues që përdor profesori për parashikimin e tij. Ato përfshijnë postin e presidentit, faktin që republikanët nuk kanë asnjë sfidues serioz kryesor, asnjë dështim të madh ushtarakë jashtë vendit dhe atë që Lichtmani e quan mungesë e karizmës së Bidenit.
Megjithëse profesori Lichtman po parashikon një garë të ngushtë, një përmbledhje e sondazheve të fundit nga CNN tregon se kandidati Biden është në rrugën e një fitoreje të thellë. Një sondazh i rrjetit Fox News tregon se zgjedhjet do të jenë me rezultat pak më të ngushtë, por përsëri parashikon fitoren e Biden-it.
Pavarësisht nëse një votues është republikan apo demokrat, thotë Lichtman-i, pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore.
“Varet nga ju, votuesit, të vendosni të ardhmen e demokracisë sonë,” tha ai. “Pra, dilni dhe votoni. Votoni personalisht. Votoni me postë.”
Lichtman ka parashikuar me saktësi çdo zgjedhje presidenciale që kur republikani Ronald Reagan mposhti demokratin Walter Mondale në vitin 1984.
Ai parashikoi që demokrati Al Gore, do të mposhte republikanin George W. Bush në vitin 2000 dhe i qëndron besnik parashikimit të tij. Zoti Gore fitoi votën popullore, por Gjykata e Lartë vendosi në favor të zotit Bush pas një mosmarrëveshje të gjatë për parregullsi në votimet në Florida./Zeri i Amerikes
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...