Parashikimi i fundit i rezultateve të zgjedhjeve në Gjermani

20:47 | 26 Shtator 2021
KRG

Ka përfunduar procesi i votimit në Republikën Federale të Gjermanisë ku qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Federal si dhe kancelarin e ri.

Këtë herë gjermanët nuk kanë mundur të votonin për Angela Merkel e cila ka vendosur të tërhiqet nga politika pas 15 vjetëve si Kancelare.

Projektimi i fundit i rezultateve tregon që të majtit e qendrës kanë fituar më se shumti vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa konservatorët kanë humbur më së shumti, shkruan DW.

Lexo edhe :

Pas publikimit të rezultateve nga “EXIT-POLL”-et, vijnë reagimet e dy kandidatëve kryesorë për kancelar të Gjermanisë

SPD kryeson me 25.5% të votave, CDU ka 24.5% ndërsa të Gjelbrit kanë 13.8%.

Partia e së djathtës ekstreme, AfD, ka 10.9% sipas rezultateve.

Rezultatet përfundimtare pritet të dalin afër mesnatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme