Google ADS

Parashikimet e Baba Vangës për 2018-n

08:41 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Gruaja e verbër që thuhet të ketë parashikuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA, cunamin e madh dhe Brexitin gjithashtu besohet të ketë parashikuar dy ngjarje me rëndësi për vitin 2018.

Baba Vanga që vdiq në moshën 85 vjeçare në vitin 1996, pretendonte se kishte aftësi supernatyrore, të cilat e lejonin atë të parashihte katastrofat e mëdha dhe ngjarjet me rëndësi, transmeton portali arbresh.info

Supernatyrorët thonë se ajo kishte parashikuar të ardhmen në prag të vdekjes, deri në shekullin 51, kur edhe thuhet se do të marrë fund bota.

Mistikja, e cila kishte nofkën ‘Nostradamusi i Ballkanit’, ka paraparë që në vitin 2018 Kina t’ja zë vendin SHBA-ve si superfuqi botërore.

Sipas Forbes në vitin 2015, SHBA do të zvogëlojë kontributin e saj në ekonominë totale të botës.

Ajo gjithashtu ka pretenduar se do të zbulohet një formë  e re e energjisë në planetin Venera.

Por plane për mision në Venerë nuk ka, që gjë do të thotë se zbulimi i një burimi të ri energjetik vitin e ardhshëm është paksa i pamundur

Një sondë hapësinore, e quajtur Parker, pritet që të lëshohet në korrik të vitit që vjen. Sonda e NASA-s do të studiojë koronën e jashtme të Diellit. Parker nuk do ulet në Venerë, por do të përdorë fuqinë gravitacionale të këtij planeti për të mbërritur tek zona studimore.

Misioni do të përpiqet që të përcaktojë strukturën dhe dinamikën e fushave magnetike në burimin e erës diellore. Po ashtu, sonda do të gjurmojë rrjedhën e energjisë që nxeh plazmën që rrethon Diellin.

A do të dalin fjalët e Baba Vangës realitet apo jo, mbetet të shihet në vitin e ardhshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme