Parashikime negative për ekonominë Italiane

22:45 | 6 Mars 2019
Trina Galanxhi

OSBE-ja ka publikuar parashikime negative për ekonominë Italiane.

Organizata me qendër në Paris, në raportin e saj për ekonominë “Interim Economic Outlook” të prezantuar sot në Paris, rishikon në rënie rritjen ekonomike italiane duke e parashikuar me -0,2% për vitin 2019 dhe më pas një rritje me 0,5% në 2020.

Ndryshimi është respektivisht me -1,1% dhe –0,4% në raport me parashikimin e mëparshëm të raportit “Economic Outlook” të muajit nëntor.

Vlerësimi për vitin 2019 është më i keqi që bëhet nga organizatat kryesore ekonomike ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme