Policia gjermane ndali një komplot për të sulmuar gjysmë maratonën e kësaj të diele në Berlin. Autoritetet lajmëruan se 6 persona u arrestuan pasi kishin planifikuar të kryen një krim të dhunshëm.
Mediat gjermane raportojnë se të paktën një prej të arrestuarve kishte në plan që të sulmonte me thikë pjesëmarrësit në maratonë dhe spektatorët.
Gazeta Die Welt shkruan se të arrestuarit kishin lidhje të dyshuara me terroristin që shtypi për vdekje 12 persona me kamion dhjetorin e 2016 në Berlin. Tuniziani Anis Amri u vra në Milano për një kërkimi mbarë europain për të.
Për sa i takon komplotit të ndaluar të dielën, policia gjermane tha se ushtroi kontroll gjithashtu në disa banesa dhe makina. Ndërsa sqaroi se të arrestuarit, janë mes moshave 18 dhe 21 vjeç. Autoritetet u treguan të kursyer në detaje pasi hetimet vazhdojnë.
Sipas mediave, sulmi u ndal pak orë para se të kryhej. Gjysmë maratona kur morën pjesë më shumë se 30 000 atletë, u zhvillua dhe përfundoi pa asnjë problem. Aksioni i policisë gjermane vjen një ditë pasi një person vrau dy njerëz dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë me makinën e tij në Mynster, megjithëse autoritet thanë se nuk bëhej fjalë për një sulm terrorist./tch/.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...