Sot Londra desh u shokua nga një sulm terrorist, një person i veshur në zi theri disa persona me thikë, derisa besohet që i njëjti kishte të veshur jelek me bombë plasëse.
Policia lokale londineze ekzekutoi atë me të dal në vendin e ngjarjes, shkruan Indeksonline.
Thuhet se sulmuesi kishte për qëllim një tjetër cak, por me gjasë u zbulua nga disa kalimtarë në urën e Londrës.
Reagimi i policisë ishte heroik, gjë që e ka shpëtuar kryeqytetin Britanez pa përfunduar në zi.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, shkroi në Twitter se është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se dëshiron të falënderojë policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.
Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, po ashtu tha se është “shumë e shqetësuar” për incidentin.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...