Një 19- vjeçar sirian është arrestuar sot në Gjermani, me dyshimin për planifikimin e një “sulmi të madh terrorist”.
Personi që është marrë në paraburgim në qytetin gjerman të Schëerin, po planifikonte sulm terrorist pasi ishte motivuar nga islamistët, thuhet në deklaratën e policisë gjermane, transmeton portali arbresh.info
Sipas zyrës së prokurorisë, i dyshuari ishte “në proces” të përgatitjes së sulmit, ku priteshin të mbeteteshin të vdekur dhe të plagosur disa persona.
Autoritetet gjermane thanë se dyshimi i parë kishte filluar pasi i akuzuari kishte kryer blejrjen e disa kimikateve në internet.
Prokurorët kanë theksuar se në bazë të hetimeve fillestare, nuk mund të thuhet se i akuzuari është anëtar i ndonjë grupi terrorist, veçanërisht ISIS, siç është përcaktuar nga ligji gjerman.
Gjermania është goditur nga një sulm terrorist gjatë natës së Krishtlindjeve të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe 48 të tjerë u plagosën rëndë./arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...