Jeta e natës në kryeqytetin gjerman do të kufizohet për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.
Ky paralizim po ndodh për herë të parë pas 70 vitesh në Berlin, transmeton portal arbresh.info
Klubet e natës, restaurantet dhe vendet e mbyllura do të mbyllen nga ora 11 deri në orën 6 të mëngjesit. Mbyllja do të fillojë nga dita e shtunë, shkruan Guardian.
Masat e reja vijin si pasojë e numrit në rritje të personave të infektuar me koronavirus.
Vala e dytë e koronavirusit ka prishur imazhin e Gjermanisë si një vend që luftoi me sukses pandeminë.
Berlini ka parë më shumë raste të reja çdo ditë që nga fillimi i tetorit sesa gjatë kulmit të valës së parë në fund të marsit.
Në shtatë ditët e kaluara, numri mesatar i pacientëve të rinj është 44.2 për 100 mijë banorë./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...