Një grevë mbarëkombëtare nga punonjësit e sektorit publik dhe privat do të paralizojë Greqinë të mërkurën, të cilët kundërshtimin e tyre ndaj politikës së të ardhurave që zbaton qeveria. Ata protestojnë ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe kërkojnë paga më të mira dhe marrëveshje kolektive.
Greva, e organizuar nga sindikata e nëpunësve civilë ADEDY dhe sindikata e sektorit privat GSEE, që përfaqësojnë kolektivisht mbi dy milionë punëtorë, do të ndalojë transportin publik. Tubime janë planifikuar në qendër të Athinës dhe qytete të tjera të mëdha anembanë vendit.
Federata Panhelene e Detarëve (PNO) dhe sindikatat që përfaqësojnë edukatorët e sektorit privat, punëtorët e ndërtimit, punonjësit e spitaleve publike dhe punonjësit e bankave (OTOE) kanë njoftuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre. Edhe punonjësit e hekurudhave do t’i bashkohen grevës.
Gazetarët organizuan grevën e tyre të martën, ndërsa pensionistët po planifikojnë një tubim të veçantë të premten./abcnews.al
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...