Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan dhe prodhimi i energjisë u reduktua të martën në Francë.
Sindikatat organizuan ditën e gjashtë të grevave mbarëkombëtare kundër planit për reforma në pensione të presidentit Emmanuel Macron, shkruan REL.
Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.
Pas thirrjeve të përsëritura që Qeveria e Francës të heqë dorë nga ky plan, sindikalistët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës.
Gjithashtu është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave. Më shumë se një milion njerëz pritet të protestojnë në Paris dhe në qytetet tjera.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”