Paralajmëron presidenti iranian: Lufta me Teheranin është ‘Nëna e të gjitha luftërave’

09:02 | 6 Gusht 2019
Arbresh.info

Deklarata vjen në kohën e tensioneve në rritje mes Uashingtonit dhe Iranit pasi presidenti Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv me 24 qershor ku autorizonte sanksione mbi zyrtarët e lidhur me liderin suprem Ayatollah Ali Hosseini Khamenei.

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka paralajmëruar që një luftë e mundshme kundër Iranit është Nëna e të gjitha luftërave, kurse paqja me Teherani është nëna e gjithë paqes, transmeton portali arbresh.info.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror, Rouhani gjithashtu theksoi gatishmërinë e Teheranit për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve me Uashingtonin nëse i heqin të gjitha sanksionet kundër Iranit.

“Republika Islamike e Irani është në favor të bisedimeve dhe negociatave dhe nëse SHBA me të vërtetë dëshiron të bisedojë, para së gjithash duhet të heqë të gjitha sanksionet”, ka thënë ai.

Deklarata vjen disa javë pasi Rouhani sinjalizoi gatishmëri për të negociuar me Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme