Kreu i OKB për çështjet humanitare, Martin Griffiths ka deklaruar se një operacion tokësor në Rarah do të ishte një tragjedi e papërshkrueshme.
Ai bën thirrje që palët të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë konflikt që ka marrë jetën e mijëra njerëzve. Megjithëse kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar forcat ushtarake izraelite do të asgjësojnë Hamasin me ose pa marrëveshje.
Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë po shqyrton sjelljen e disa palestinezëve nga Gaza në Shtetet e Bashkuara si refugjatë. Disa zyrtarë të administratës së Bidenit praktikisht po vlerësojnë se cilat mund të jenë opsionet për sjelljen e palestinezëve që kanë anëtarë të familjes që janë shtetas amerikanë./abcnews.al/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...