Europa do të përballet me çmime më të larta të gazit nëse Ukraina nuk pranon të zgjasë një marrëveshje për tranzitin e gazit rus përmes vendit, ka thënë Kremlini.
Ukraina ka disa nga sistemet më të mëdha të kalimit të gazit në botë, por thotë se nuk ka plane për një marrëveshje të re tranziti me Moskën.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se nëse një marrëveshje nuk zgjatet, Rusia mund të gjejë rrugë alternative, siç është qendra e planifikuar e gazit turk.
“Ka rrugë të tjera, por, natyrisht, vendime të tilla nga pala ukrainase do të shkaktojnë dëme serioze për interesat e konsumatorëve europianë, atyre që ende duan të blejnë gazin rus më një çmim më të përballueshëm”, tha Peskov.
Marrëveshja përfundon në fund të vitit, me Volodymyr Zelensky që riafirmoi dje se nuk kishte plane për të zgjatur marrëveshjen.
“Askush nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Rusinë, kjo punë ka marrë fund”, tha ai.
“Sa i përket transitit të gazit nga kompani të tjera, nëse kërkesa e disa kolegëve tanë evropianë vazhdon, ne do t’i shqyrtojmë kërkesat e tyre./abcnews.al
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...