Paralajmëron FBI: Kujdes nga testet e rremë të antitrupave për koronavirus

22:53 | 29 Qershor 2020
L G

Mashtruesit vazhdojnë të përfitojnë nga dezinformatat rreth coronavirusit duke ofruar teste të rreme të antitrupave, paralajmëroi FBI, gjë e cila sipas këtij institucioni, mund të përdoret për të vjedhur informacione personale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, FBI tha këtë muaj që mashtruesit janë duke ofruar teste të rreme ose të pabotuara të antitrupave dhe ua tregtojnë ata njerëzve për të vjedhur numrat e Sigurimeve Shoqërore ose informacionin e sigurimeve shëndetësore.

Testet e antitrupave përdoren për të përcaktuar nëse dikush ishte infektuar me COVID-19 në të kaluarën dhe që nga atëherë ka zhvilluar antitrupa, të cilat mbrojnë trupin të mos infektohet përsëri me Covid-19.

Në këtë drejtim, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA ka aprovuar disa teste të antitrupave, dhe të gjitha ato janë testuar më parë nga Instituti Kombëtar i Kancerit të Institutit Kombëtar ose një agjenci tjetër qeveritare.

Por, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, nuk është e thjeshtë ta bësh atë dallim kur të ofrohet një test i antitrupave përmes telefonit.

Andaj, në këtë drejtim, FBI tha që ofrimi i një testi në një mënyrë të tillë është një shenjë që tregon se duhet pasur kujdes.

Laboratorët testojnë pacientët që e kërkojnë atë, dhe nëse tregtarët ofrojnë teste falas, kjo është një sinjal për alarm.

Paralajmërime të tjera përfshijnë reklama të shënjestruara në media sociale, email ose thirrje telefonike të pakërkuara – nëse ju ofrohet një provë pa shprehur interes përmes mjekut tuaj, thoni jo, tha FBI.

Dhe nëse keni marrë thirrje personale, tekste ose postë elektronike nga njerëz të panjohur duke ju thënë që qeveria kërkon që ju të bëni një test antitrupi, kjo nuk është as e vërtetë. Testet e antitrupave janë vullnetare.

Gjithashtu, para se të bini dakord me ndonjë test të antitrupave, FBI rekomandon të bisedoni me mjekun tuaj – ata duhet të dinë për testet që janë aprovuar nga FDA dhe konsiderohen të sakta.

FBI gjithashtu sugjeron përdorimin e laboratorëve të mirënjohur të aprovuar nga sigurimi juaj shëndetësor dhe asnjëherë të mos ndani informacione personale me askënd përveç ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor.

Testet e antitrupave për coronavirus nuk janë gjithmonë të besueshme siç janë, sepse nuk është e qartë se kur antitrupat për coronavirus zhvillohen në trup ose nëse çdo pacient i prekur me coronavirus do të zhvillojë antitrupa fare.

Por testet mund të bëhen një tregues i rëndësishëm i përhapjes së virusit kur shkencëtarët tu përgjigjen disa pyetjeve të vazhdueshme.

Madje, siç shkruan më tej, edhe testet e antitrupave për coronavirus të aprovuar nga FDA mund të jenë të pasakta deri në 50% të kohës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme