Sulmi kundër bashkëshortit të kryetares së dhomës së përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi riktheu frikën e ekstremizmit të dhunshëm në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit.
Qeveria amerikane paralajmëroi zyrtarë lokalë dhe shtetërore të sundimit të ligjit, për kërcënim të shtuar për sulme ndaj kandidatëve dhe punonjësve elektoralë nga individë me pakënaqësi ideologjike. Një burrë hyri në banesën e Pelosit në San Francisko të premten, duke bërtitur, “Ku është Nancy”, para se të godiste me çekiç bashkëshortin e saj 82-vjeçar Paul. Policia rrëfen momentet e tmerrit.
“Efektivët tanë që u thirrën në vendngjarje, panë zotin Pelosi dhe të dyshuarin teksa shtrëngonin një çekiç. I dyshuari ja tërhoqi çekiçin nga dora zotit Pelosi dhe e sulmoi dhunshëm atë”, tha Chief William Scott Policia e San Franciscos.
Kryetarja e dhomës se përfaqësuesve nuk ishte në San Francisko në momentin e sulmit. Bashkëshorti i saj u dërgua me urgjencë në spital. Zëdhënësi i Pelosit njoftoi më vonë se 82-vjeçari i ishte nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale për fraktura në kafkë dhe dëmtime serioze në krahun e djathtë dhe duar. Policia e identifikoi të dyshuarin si 42-vjeçarin David Depape, i cili kishte postuar teori konspirative në mediat sociale. Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi sulmin si të neveritshëm dhe tha se duhet të ngriheshin kundër dhunës në politikë.
“Raportimet në media sugjerojnë se sulmi kishte në shënjestër kryetaren e dhomës së përfaqësueseve Nancy Pelosi, e cila është zyrtarja e tretë më e lartë në Shtetet e Bashkuara. Të njëjtat thirrje që ka bërë ky person, janë dëgjuar gjate mësymjes së kongresit në 6 janar. Ai ka thërritur: Ku është Nancy? Kjo është e neveritshme. Nuk ka vend për dhunën politike në SHBA”.
42-vjeçari përballet me një sërë akuzash, përfshirë për tentativë vrasje./A2/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve