Pothuajse 30 protesta do të zhvillohen këtë fundjavë në Britani, si revoltë pas sulmit me thikë në Southport, ku humbën jetën disa fëmijë.
Deri më tani më shumë se 100 persona të arrestuar jashtë Doëning Street të mërkurën dhe tetë arrestime në Sunderland të premten mbrëma pasi një stacioni policie iu vu zjarri dhe u hodhën objekte ndaj oficerëve.
Postimet e publikuara në rrjetet sociale promovojnë më shumë ngjarje në qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë ditëve në vijim, duke përfshirë një që synon një xhami, ndërsa kundërprotesta po planifikohen gjithashtu në përgjigje të demonstratave të së djathtës ekstreme.
Sakaq mësohet se 24 protesta do të zhvillohen sot, 23 prej tyre janë të organizuara nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe një e quajtur një kundërprotestë “anti-raciste”./abcnews.al
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...