Rusia ka aftësinë që t’i përgjigjet çfarëdo tentative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dhunë.
Kështu deklaroi drejtori i Departamentit të Kontrollit të Armëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Vladimir Jermakov.
Sipas tij, Rusia do t’i kundërpërgjigjet SHBA-së në rast të veprimeve që nuk i shkojnë për shtati shtetit rus, transmeton lajmi.net.
“Ne do të kemi përgjigjen e merituar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast të tentimit të çfarëdo lloj presioni të dhunshëm nga kjo e fundit. Herët ose vonë amerikanët do të detyrohen të negociojnë me ne. Dhe do të ishte më e mira për ta nëse ata e bëjnë një gjë të tillë sa më herët që të jetë e mundur, ngase teknologjia ushtarake amerikane është në rënie” deklaron Jermakov.
“Shtetet e përendimit duke qenë të paafta që të zgjasin periudhën e dominimit të njënashëm në çështjet e sigurisë botërore, po provokojnë nervozizëm, procedura jo-adekuate si dhe sanksione të ashpra. E gjithë kjo, ndikon në tensionimin e situatës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare” shton ai.
Jermakov shton se sipas tij, gara e armëve mes fuqive botërore nuk është një bllof siç quhet nga disa, por është një realitet i rrezikshëm që ka një ndikim shkatërrues, në stabilitietin botëror.
Ndryshe, raportet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tensionuar pas intervenimit ushtarak të kësaj të fundit së bashku me aleatët, Francën dhe Britaninë e Madhe, në Siri ndaj caqeve ushtarake të regjimit të Assadit./Lajmi.ne
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...